Transmetuar më 31-08-2018, 16:22

Si jeta u bë më e thjeshtë!

Ndoshta është një temë që jo shumë veta e përmendin pasi nuk është se ka ndonjë shkencë të madhe, por është diçka që duhet të diskutohet më shpesh. Kujdesi ndaj vetes është shumë i rëndësishëm. Nuk duhet të kujdesemi vetëm për anën tonë shëndetësore por edhe për pamjen tonë fizike. Në ditët e sotme, pavarësisht geneve, një mashkull nuk mund të duket si një ari ose si një shpellar. Për këtë arsye Philips ka nxjerrë në treg linjën më të re të Kujdesit për Meshkujt. Ja 3 persona që i kanë provuar.

Arlindi, 34 vjeç.

Nuk kam shumë kohë që kam filluar punë në një zyrë avokatie dhe aty pamja e jashtme ka shumë rëndësi. Klientët tonë janë biznese dhe jo individë, ndaj është shumë e rëndësishme që paraqitja jonë të jetë sa më e rregullt dhe e pastër. Fatkeqësisht mjekra ime rritet shumë shpejt dhe të paktën një herë në dy ditë jam i detyruar të shkurtoj mjekrën. Zakonisht këtë punë e bëj në mëngjes pasi në darkë më duket në rregull mjekra, por kur zgjohem jam i detyruar të përdor makinën për ta rregulluar. E dashura ime e ka punën më vonë se unë ndaj i lejon vetes që të bëjë një orë më shumë gjumë. Po të shohësh bisedat tona në whatsapp janë më shumë foto të lavamanit që është i mbushur me qime të vogla që ajo gjithmonë i pastron. Edhe nëse unë ka raste që mendoj se e kam pastruar lavamanin, prapë ajo do të ankohet. Por kjo tashmë i përket së shkuarës. Më intrigoi shumë makina e Philips me vakum. Të jem 100 % i sinqertë është një nga blerjet më të mia që kam bërë. Dhoma e vakumit është një shpëtim. Gjithashtu dhe si makinë është shumë e mirë, brisqet e saj janë shumë të mira dhe nuk ke nevojë që të kalosh në të njëjtin vend disa herë por me herën e parë pret gjithë qimet. E kam kuptuar këtë gjë dhe nga komentet që më kanë bërë kolegët. Jo se më ka zgjidhur gjithë problemet e marrëdhënies time por të paktën është më mirë sesa kur të vinin 100 mesazhe kërcënuese ndërkohë që je në mbledhje.

Denisi, 24 vjeç.

Kam gati 4 vjet që shkoj në palestër rregullisht. Jam më se i determinuar që të marr pjesë në konkurset e bodybuilding. E vetmja gjë që nuk më pëlqen nga fiziku im është që jam shumë leshator. Pavarësisht se më duhet shpesh që të heq qimet e trupit, asnjëherë nuk kam qenë i kënaqur me rezultatin. Nuk kam ndërmend të shkoj nëpër estetistet e femrave që të bëj depilime apo ku di unë. Gjithmonë pasi mendoja se kisha mbaruar punë shihja që kisha lënë vende pa rruar. U bëra kurioz për këtë makinën e Philips-it me dy anë, ku njëra anë ishte për të shkurtuar dhe tjetra për të rruar (modeli TT2040). Ana që ishte për të shkurtuar ka një krehër të integruar me 5 opsione të ndryshme dhe krehri nuk bie gjatë procesit. Më bëri shumë përshtypje kur përdora anën tjetër, atë me ato shtresat (shtresa hipoalergjike me sistem Skin Contour). Rezultati ishte i njëjtë sikur të kishe përdorur brisk por ishte shumë herë me e rehatshme sepse vura re që brisqet nuk e prekin lëkurën dhe mund ta lëvizësh shumë kollaj në të gjithë trupin. Vetëm një herë kam provuar briskun në trup dhe kam përfunduar me të çara gjithandej për shkak të muskujve. Por kjo makina ishte tjetër gjë komplet. Jam shumë i lumtur që e kam blerë pasi konkursi im i parë po afron dhe do jem më se gati. (P.S. i kërkojmë ndjesë Denisit që disa fjalë ja ndryshuam por nuk mund të shpreheshim aq “lirshëm”.)

Fatjoni, 18 vjeç.

Nuk ka shumë kohë që kam filluar të rruhem. Jam shumë krenar për mjekrën time duke qenë se asnjë nga shokët e mi nuk i është formuar akoma. Problemi është që tani po vë re që qimet po më shtohen gjithandej. Po përdorja një makinë rroje të vjetër që punon mirë por tani që nevojat e mia janë rritur, si qimet, më duhet diçka më shumë. Po kërkoja për një makinë rroje dhe më doli para modeli i Philips MG7720. Ka 14 krehër të ndryshëm për çdo gjë që më nevojitet. Kam shumë krenari në stilin tim dhe e kam të vështirë të gjej një parukier që të më bëj modelin që dua. Tani mund të provoj stile të ndryshme për të gjetur atë që më shkon më shumë, nga koka te këmbët. Më pëlqen shumë dhe fakti që mund ta përdorësh në dush. Jetoj akoma me prindërit e mi dhe është pak e sikletshme kur ti rri në tualet për tu rruar dhe del që andej pa asnjë qime të lëvizur nga mjekra, nëse e kuptoni ku e kam fjalën. ?

Për më shumë informacion mbi gamën e plotë të modeleve, mund të vizitoni www.malegrooming.philips.com.al