Transmetuar më 29-08-2018, 14:58

Tiranë, NOA.al- Moti këtë të enjte mbetet nën ndikimin e kthjellimeve në të gjithë Shqipërinë. Pas mesditës priten vranësira kalimtare në zonat malore Veriore, duke rrezikuar sërish ekstremin Verior nga shira të izoluar.

Pasditja dhe orët vijuese risjellin dominim të kthjellimeve në të gjithë vendin.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit nuk sjellin ndryshime të ndjeshme si gjatë mëngjesit ashtu edhe në mesditë, duke variuar nga 16- 35°C.

Era do fryjë e lehtë deri mesatare, me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Veriperëndimor, ndërsa në detin Jon dallgëzimi ngjitet në 2 ballë.

Europa

Vijon pjesa më e madhe e Europës nën ndikimin e motit të kthjellët. Përjashtim bën ekstremi Verilindor dhe zona të izoluara të Europës Perëndimore, ku priten stuhi afatshkurtra shiu dhe ere. /a.y/noa.al