Transmetuar më 27-08-2018, 11:11

Dalin detaje të reja lidhur me krimin e trefishtë të ndodhur ndaj një familje shqiptare në Dibër të Madhe, ku mbetën të vrarë një çift bashkëshortësh dhe vajza e tyre.

Viktimat janë Amid Pocesta 50 vjeç, bashkëshortja e tij Nazmije Pocesta 49 vjeçe dhe vajza e tyre Anila Pocesta 13 vjeçe.

Bazuar në raportimet e mediave maqedonase, autori i krimit është burri i motrës së 50-vjeçarit, me iniciale R.F.

Gjithçka ka ndodhur pas një konflikti për motive pronësie mes dy familjeve shqiptare, çka ka bërë që mbrëmjen e djeshme, e diel, të shkojë në familjen Pocesta dhe ti ekzekutojë.

Gjithçka ka ndodhur pas një konflikti për një rrugicë që lidhte dy banesat, ndërsa viktimat janë gjetur në oborrin e shtëpisë.

Bëhet me dije se viktimat dhe i dyshuari kishin ardhur me pushime nga Italia në Dibër.

Aktualisht policia është vënë në kërkim të autorit të krimit, i cili vijon të jetë ende në liri. /a.y/noa.al

Masakër me tre të vrarë në një familje në Dibrën e Madhe