Masakër me tre të vrarë në një familje në Dibrën e Madhe
Transmetuar më 27-08-2018, 01:39

Masakër me tre të vrarë në Dibrën e Madhe mes tyre edhe një fëmijë.

Ngjarja tronditëse u raportua para disa minutash informon noa.al duke cituar burime nga policia maqedonase.

Tre personat janë gjetur të vdekur në oborrin e banesës së tyre.

Ata janë A.P 50 vjeç, bashkëshortja e tij N.P 49 vjeçe dhe vajza e tyre 13-vjeçare.

Dyshimet e para janë se krimi i trefishtë është kryer nga një i afërm i viktimave.

Në vendngjarje ka shkuar një grup hetimor.

Loading...