Transmetuar më 25-08-2018, 08:00

Një vajzë e re i ka dhënë fund jetës me fostoksinë, në banesën e saj në Elbasan.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, e premte, në lagjen “Haxhias”.

Viktima është E.P., 31 vjeçe, e cila është gjetur nga familjarët në gjendje të rëndë.

Ajo është dërguiar me urgjencë në spital, ku ka mbërritur pa ndjenja.

Ndërkohë, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta mbajtur në jetë nuk mundi të mbijetonte.

Aktualisht nga ana e policisë vijojnë hetimet për të zbuluar më shumë mbi shkaqet që e kanë shtyrë të renë drejt aktit fatal. /a.y/noa.al

Foto ilustruese