Me baktere, ndalohet uji i pijshëm në 11 fshatra të Kërçovës
Transmetuar më 23-08-2018, 13:26

Uji i pijshëm në disa fshatra në komunën e Kërçovës në Maqedoni, ka baktere dhe nuk mundet të përdoret për tu pirë dhe as për gatim.

Banorët nëse duan ta shfrytëzojnë ujin për konsum, duhet ta ziejnë paraprakisht.

Departamenti për Higjienë dhe Ekologji Shëndetësore nga Kërçova ka njoftuar se për shkak të ndotjes bakteriale të ujit, në disa ujësjellës të fshatrave në komunë nuk mund të shfrytëzohet për pije dhe për përgatitje të ushqimit.

“Në këtë listë janë fshatrat, Miokazi, Çellopek, Orllancë, Svetoraç, Dupjan, Reçan, Krushnicë, Biogr Dolenci dhe çzema në rrugë në këtë fshat, më pas çezmat në Vidran dhe Pateec”, deklaroi Suzana Taseska, nga komuna e Kërçovës.

Ndër të tjera deklaroi se shkak për praninë e baktereve, mund të jetë mungesa e mjaftueshme e klorit.