Transmetuar më 31-07-2018, 17:32

Një risi e re do të aplikohet nga WhatsApp, dhe që ka të bëjë me opsionin e ri të bisedave grup audio dhe video, që do e duan të gjithë përdoruesit e rrjeteve sociale.

Me anë të kësaj mënyre të komunikimit, do të kenë mundësi që të flasin 4 veta njëkohësisht, pavarësisht vendndodhjes.

WhatsApp ka më shumë se 1.5 miliardë përdorues në muaj, të cilët bëjnë mbi 2 miliardë minuta në ditë duke folur në telefon nëpërmjet aplikacionit.

Sipas kompanisë, ky opsion mund të funksionojë edhe nëse nuk ka lidhje të mirë interneti.

WhatsApp krijoi lidhjen me video në vitin 2016, ndërsa telefonatat me audio janë bërë që në 2014. /k.k/noa.al/