Transmetuar më 31-07-2018, 13:58

Veronika nuk është një vajzë si të gjithë të tjerat. Ka lindur ndryshe, me dy gjysma krahu shtesë dhe gjysmën e gishtave, në gjoksin e saj. Janë pjesë të binjakut që nuk arriti të zhvillohet gjatë shtatzanisë së nënës së saj. 

14-vjeçarja, që jeton në Iligan City në Filipine, do i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjukale për të hequr këto gjymtyrë. 

Fqinjët e saj arritën të mblidhnin  një fond për t’i siguruar  vajzës operacionin në Tajlandë 

Veronica Cominguez, thotë se gjymtyrët e kufizojnë në lëvizje, rrjedhin lëng dhe gjak, ndërsa ajo kujdeset duke i pastruar mirë madje i pret dhe thonjtë e gishtave. 

"Kur isha e vegol mendova se ishte një këmbë por sa më shumë rritem aq më e madhe bëhet" thotë Veronica. Doktorët thonë se operacioni për heqjen e gjymtyrëve shtesë është i lehtë sepse kjo pjesë e trupit nuk është vitale. 

Pjesa më e madhe e tyre janë të lidhura me lëkurën ose me kockat dhe për kirurgët është e lehtë ti heqin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd