Transmetuar më 30-07-2018, 14:24

Kajsitë bëjnë pjesë në të njëjtën familje me kumbullat, pjeshkat dhe qershitë.

Të ardhura nga Kina, ato u përhapën me shpejtësi në të gjithë Europën, të cilat mund ti gjeni gjatë stinës së verës.

Por aq sa dobi ka tuli i frutit, aq rrezik ka fara që gjendjet brenda saj, të cilën shumë prej nesh janë mësuar ta hedhin, ndërsa të tjerë e çajnë si bajame dhe e hanë.

Kjo pasi në brendësi të guaskës gjendet një farë, e njohur si armelina, e cila përmban cianur, fatmirësisht në doza minimale, pasi në të kundërt mund të rezultojë toksik, madje edhe vdekjeprurës.

Kajsia është një frut i përshtatshëm për dietat, pasi nuk përmban shumë sheqer ndërsa ka vetëm 28 kalori në 100 gramë, shkruan noa.al.

Në 100 gramë kajsi ndodhen 80 gramë ujë, 6.8 gramë karbohidrate, 1.5 gramë fibra, 0.4 gramë proteina dhe 0.1 gramë yndyrë.

Po ashtu përmban minerale si potasi, kalciumi, fosfori dhe hekuri, si dhe vitaminë A, të grupit B dhe C. /a.y/noa.al