Transmetuar më 28-07-2018, 12:22

Kryeministri Edi Rama ka nxjerrë mesditën e sotme pamje nga bregu i Sarandës, ku shfaqet jahti më i madh në botë.

“Jahti më i madh në botë sot në gjirin e Sarandës. Deri pak vjet përpara as mund të imagjinohej fluksi i jahteve që po vizitojnë këtë sezon Shqipërinë”, shkruan Rama.

Duket se madhështia e tij i ka tërhequr vëmendjen edhe kreut të qeverisë.

Rama i mbresuar, ka ndarë videon me ndjekësit e tij në rrjetet sociale, duke promovuar sërish turizmin në Shqipëri.

Jahti i gjatë 91 metër është i miliarderit rus Andrey Melnichenko, i cili duket është ndalur në Sarandë në këto ditë./a.y/noa.al