Transmetuar më 26-07-2018, 12:33

Greqia duket se nuk do e ketë të lehtë të gjejë paqe, pas zjarreve të fuqishme të rëna qysh prej së hënës, ku humbën jetën 81 persona dhe dhjetëra të tjerë rezultojnë të zhdukur.

Por paraditen e sotme, një tërmet i fuqishëm prej 4.4 ballë të shkallës rihter, ka goditur ishullin grek të Samos.

Epiqendra e tërmetit ka qenë në 9 kilometër thellësi.

Lëkundjet sizmike janë shënuar në orën 10.17 me orën tonë ose 11.17 me atë vendase, ndërsa epiqendra ka qenë në plazhin e Marathokampos.

Nga të dhënat e deritanishme nuk flitet për të lënduar në njerëz dhe as dëme materiale. /a.y/noa.al

Ambasada nis inspektimet pas zjarrit, 6 të plagosur shqiptarë

Situata në Greqi, Qeveria shqiptare jep 100 mijë euro ndihmë

Zjarret në Greqi, dy shqiptare mes personave të zhdukur