Transmetuar më 26-07-2018, 12:21

Një ditë pasi Qeveria shqiptare akordoi një fond prej 100 mijë euro për zonat e prekura nga zjarret në Greqi, e njëjta gjë është bërë edhe nga Bashkia Tiranë.

Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak, kryebashkiaku Erion Veliaj komunikoi akordimin e 50 mijë eurove ndihmë.

“Solidarizohemi me Athinën në këto ditë të vështira, Bashkia Tiranë akordon 50 mijë euro ndihmë financiare, për lehtësimin e pasojave të shkaktuara nga zjarri”, u shpreh Veliaj.

Pak më vonë, Këshilli Bashkiak miratoi propozimin e kryebashkiakut.

Zjarret e rëna qysh prej mëngjesit të së hënës në periferi të Athinës, në Greqi, u morën jetën 81 personave, ndërsa shumë të tjerë rezultojnë të zhdukur.

Paraprakisht dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme, pasi mendohet se kanë qenë 47 vatra zjarri të vëna thuajse në të njëjtën kohë dhe në vende shumë të afërta. /a.y/noa.al

100 mijë euro ndihmë për Greqinë, Rama: Solidaritet me vëllezërit tanë