Transmetuar më 26-07-2018, 09:40

Zjarret e rëna qysh prej mëngjesit të së hënës në periferi të Athinës, në Greqi, u morën jetën 81 personave, ndërsa shumë të tjerë rezultojnë të zhdukur.

Deri më tani janë identifikuar 61 viktima, ndërkohë që trupat e pajetë të tjerë po i nënshtrohen analizave të ADN-së.

Si pasojë e zjarreve mbi 6 mijë ndërtesa janë shkatërruar, si dhe qindra automjete.

Paraprakisht dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme, pasi mendohet se kanë qenë 47 vatra zjarri të vëna thuajse në të njëjtën kohë dhe në vende shumë të afërta.

Mësohet se mes personave të zhdukur janë edhe dy vajza shqiptare, të cilat punonin në një tavernë, në zonën e përfshirë nga zjarri. /a.y/noa.al

Ambasada nis inspektimet pas zjarrit, 6 të plagosur shqiptarë

Situata në Greqi, Qeveria shqiptare jep 100 mijë euro ndihmë

Zjarret në Greqi, dy shqiptare mes personave të zhdukur