Transmetuar më 24-07-2018, 09:33

Presidenti Ilir Meta i ka dërguar një mesazh homologut grek Prokopis Pavlopoulos, lidhur me situatën e zjarreve në vend, ku 50 persona kanë humbur jetën dhe mbi 150 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Kreu i shtetit shqiptar shprehet i tronditur nga viktimat, ndërsa shpreh ngushëllime për familjarët e të ndjerëve.

Mesazhi i Metës

Zoti President,

Me ankth e shqetësim të madh po ndjek përhapjen dhe dëmet që po shkaktojnë zjarret e furishme që kanë rënë përqark Athinës.

Jam shumë i tronditur nga viktimat në njerëz dhe i shpreh ngushëllimet më të ndjera familjarëve e të dashurve të tyre. Të lënduarve i uroj shërim sa më të shpejtë.

 Lutem që të mos ketë viktima të tjera në njerëz dhe që zjarret e egra të vihen shpejt nën kontroll nga autoritetet zjarrfikëse greke.

Ju siguroj se, në këto momente të vështira, unë dhe populli shqiptar jemi krah jush dhe qytetarëve të Athinës e të gjithë Greqisë. /a.y/noa.al

Shkon në 50 numri i viktimave nga zjarret Greqi, 26 trupa të karbonizuar gjenden në një vilë

Greqia digjet nga zjarret, 24 të vdekur dhe mijëra në arrati

Zjarri në Greqi, ambasada shqiptare: S’ka shqiptarë mes viktimave