Transmetuar më 24-07-2018, 08:09

Së paku 24 persona kanë humbur jetën dhe mbi 150 të tjerë janë plagosur, si pasojë e zjarreve shkatërruese që kanë përfshirë dy pyje në afërsi të Athinës.

Ndërkohë që në vend temperaturat kanë shkuar në 40 gradë.

Autoritetet kanë deklaruar gjendjen e emergjencës si dhe kanë kërkuar ndihmën e Bashkimit Europian. Sakaq mijëra persona janë në arrati, ndërkohë që ekipet e shpëtimit dhe shuarjes së zjarreve po punojnë me kapacitet maksimal.

Viktimat u gjetën në orët e para të mëngjesit të sotëm në brigjet e Rafinas dhe Nea Makrit. Rezulton se ata ishin izoluar në banesa dhe makinë, ku në tentativë për tu larguar përmes detit, mbetën të mbytur.

Mes tyre ka edhe shumë fëmijë, si dhe një foshnjë vetëm 6 muajshe.

Thirrjeve për ndihmë nga ana e Greqisë iu është përgjigjur Qipro dhe Spanja.

Autoritetet greke dyshojnë se zjarret që po shkatërrojnë pyjet që rrethojnë Athinën, janë të qëllimshme.

Sakaq si pasojë e zjarreve të fuqishme të nisura që nga mëngjesi i së hënës, është shkatërruar edhe zona turistike e Kineta. /a.y/noa.al