Transmetuar më 19-07-2018, 22:53

Aktori i njohur Nik Xhelilaj, konsiderohet si një ndër meshkujt më të bukur shqiptar.

Ai përveç karrierës së tij të suksesshme artistike, vëmendje tërheq edhe me pamjen, e pa dyshim që jeta e tij private i intereson shumë fansave të tij.

Në një intervistë për emisionin “21 Gradë” të RTV21, Nik Xhelilaj ndër të tjera foli edhe për jetën e tij private.

I pyetur se a është në lidhje, Nik Xhelilaj e mohoi këtë gjë, mirëpo tregoi se kishte një eksperience kur ishte në Gjermani.

Në pyetjen se cilat femra janë më të mira, ato shqiptare, turke apo gjermane, Nik Xhelilaj tha se mixi gjermano-turk nuk është i keq.

“Mixi, gjermano-turk nuk është i keq, femrat që janë ose gjermane që kanë baba ose mama turke, ose turq që kanë lindur dhe janë rritur atje” tha Xhelilaj.

Niki tregoi se ai ka ikur nga Shqipëria në moshën 27-vjeçare dhe lidhjen e parë e ka përjetuar në Shqipëri./a.k/noa.al/