Transmetuar më 19-07-2018, 21:30

Ylli i “Ladies of London”, është gjetur e vdekur.

Policia e Londrës tha se trupi i modeles u gjet në shtëpinë e saj të enjten.

Ajo vdiq në moshën 49-vjeçare si pasojë e një ataku kardiak.

Bëhet fjalë për Annabelle Neilson e cila u lind në një familje të pasur aristokrate.

Ajo ka punuar si modele duke u bërë mikeshë dhe muza e modës së Alexander McQueen për më shumë se 20 vjet.

Neilson ishte gjithashtu shoqe e ngushtë me supermodelen Kate Moss dhe Naomi Campbell, aktorin Jude Law dhe biznesmenin Richard Branson.

Ndarja e saj nga jeta ka hidhëruar shumë persona të famshëm që kanë shprehur ngushëllimet e tyre nëpërmjet rrjeteve sociale.