Transmetuar më 19-07-2018, 19:51

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një denoncim shokues, duke thënë se 18 pistoleta janë vjedhur në burgun e Fushë Krujës.

Denoncimi është publikuar nga ish kryeministri Sali Berisha, referuar qytetarit dixhital.

Informacioni fillimisht ka dalë ngë një punonjës i policisë së Burgut të Fushë –Krujës. Ndërkaq nga Policia nuk ka asnjë njoftim zyrtar.

Më poshtë keni mesazhin e publikuar nga Berisha në llogarinë e tij në Facebook:

“Përshëndetje Doktor. Dje më informoi nje shok i imi që punon polic burgu në Fushë Krujë të siguria e lartë që kanë vjedhur dhe mungojnë 18 pistoleta tt në burgun e Fushë Krujes. I kana vjedhur hajdutët. Të fala”./a.k/noa.al/