Transmetuar më 19-07-2018, 18:55

Një burrë ka ndërruar jetë teksa ishte duke u larë në det.

Policia raporton se, ditën e djeshme, te Gjiri i Lalëzit, ka humbur jetën 68-vjeçari i identifikuar me inicialet XH.SH.

Temperaturat e larta në Tiranë e detyruan burrin që të nisej drejt bregdetit, por për fatin e tij të keq nuk u kthye më i gjallë.

Mësohet se ai vuante nga probleme shëndetësore.

Paraprakisht, ky fakt dyshohet se ka ndikuar në ngjarjen e rëndë. /k.k/noa.al/

Njoftimi i policisë:

“Më datë 18.07.2018, tek Gjiri Lalzit, ka ndërruar jetë gjatë kohës që ka qenë duke u larë në det, shtetasi Xh.Sh., 68 vjeç , banues në Tiranë, i cili vuante nga probleme shëndetësore. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për vlerësim”, njoftoi zyrtarisht policia e Durrësit.