Transmetuar më 19-07-2018, 18:11

Një aksident i frikshëm ka ndodhur ditën e sotme në zonën e Dajtit.

Mësohet se një makinë ka rënë nga latësia, në rrethana ende të papërcaktuara.

Në automjet ndodheshin katër persona, të cilët kanë shpëtuar për mrekulli.

Burimet zyrtare bëjnë me dije se ata kanë marrë vetëm disa lëndime të lehta, dhe ndodhen në spital.

Të dëmtuarit janë identifikuar vetëm me inicialet D.H, drejtuesi i mjetit, dhe pasagjerët O.Z., A.P., dhe V.T. /k.k/noa.al/