Transmetuar më 19-07-2018, 17:47

Pushuesit në Radhimë kanë përjetuar momente të frikshme, pasi një person ka qëlluar me armë zjarri.

Mësohet se bëhet fjalë për një operacion policor, për kapjen e një të kërkuari.

Të shtënat janë ndier pranë një hoteli, ku policia ka shkuar për të parë situatën e krijuar.

Ngjarja është raportuar rreth orës 17:25, ku në hotel ka pasur edhe turistë të huaj, të cilët janë ndier në panik.

Noa ka mësuar se bëhet fjalë për kapjen e një personi të kërkuar, i cili ka bërë rezistencë edhe ndaj forcave të policisë.

Deri në këto momente nuk flitet për të lënduar. /k.k/noa.al

Vijon