Transmetuar më 19-07-2018, 17:35

Një person ka humbur jetën në një aksident tragjik të ndodhur ditën e sotme.

Ngjarja është regjistruar në orën 16:40, në fshatin Zharnec të Divjakës.

Shtetasi K.T, 46 vjeç, banues në fshatin Kashtëbardhë, Lushnje, duke drejtuar motomjetin tip “Yinxiang”, ka dalë nga rruga.

Për pasojë është dëmtuar vetë drejtuesi i motomjetit, i cili ka humbur jetën gjatë rrugës për në spitalin e Lushnjes.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje. /k.k/noa.al/