Transmetuar më 19-07-2018, 16:51

Një incident i rëndë ka ndodhur në Sichuan, në jug perëndim të Kinës, ku një makinë është goditur nga një gur gjigant.

Guri u shkëput nga një shkëmb, si pasojë e reshjeve të shiut.

Fotoja është kapur nga një tjetër automjet që ndodhej prapa makinës që u përfshi në incident.

Guri ka rënë sipër makinës, por fatmirësisht katër personat kanë shpëtuar mrekullisht.

Të plagosurit u dërguan në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekeve. /k.k/noa.al/