Transmetuar më 19-07-2018, 11:54

Media belge “Le derniere heure” ka bërë një shkrim investigativ në të cilin ka zbuluar vendndodhjen e shqiptarit më të kërkuar nga drejtësia e këtij vendi.

Bëhet fjalë për shtetasin Safet Rustemi i cili sipas kësaj media fshihet në Velipojë ku ka “pushtuar” një pjesë të mirë të bregdetit. Sipas gazetës belge, janë pesë familje mafioze që kontrollojnë vijën bregdetare në një prej zonave më të bukura të Adriatikut.

Safet Rustemi (Bajri) ka marrë një dënim prej 9 vitesh burg në Belgjikë për vepra të rënda penale si trafik droge, tentativë vrasjeje dhe vjedhje me dhunë. Po ashtu, ai dyshohet për zhdukjen e dy shqiptarëve.

“Emri i njërit prej kriminelëve më të kërkuar të Belgjikës ndodhet në një hartë plazh të Adriatikut. Ne morëm planet e pushtimit të plazheve të Velipojës. Afër Shkodrës në Shqipërinë e Veriut, Velipojë është një nga plazhet më të bukura të Adriatikut. Dhe këtu, në këtë nivel, papritur, lexojmë emrin Safet Bajri. Emri i përdorur nga Safet Rustemi, një prej kriminelëve më të kërkuar në Belgjikë”, thuhet në shkrimin e gazetës belge.

Gazetarët kanë siguruar informacione edhe për plazhin privat që posedon Safeti. Ai përbëhet nga 620 shezlongë sipas medias belge ndërkohë janë edhe katër familje të tjera mafioze që kontrollojnë zonën.

5 familjet e më të fortëve të Shkodrës shfrytëzojnë Velipojën. Safet Rustemi shfrytëzon 620 shtretër plazhi dhe shezlongë. Safet Bajri zë një vend qëndror në Plazhin e Velipojës. 5 familjet e më të fortëve të shkodrës shfrytëzojnë Velipojën”, vijon shkrimi.

Media jep edhe informacione se si ranë në gjurmët e 33-vjeçarit shqiptar. Mësohet se ai është parë ditën kur u vra çifti Bërçana në Shkodër, që belgët e quajnë tashmë “Palermoja e re”.

“Këtë fundjave krimineli u pa në tarracën e një klubi. Rustemi u pa në kohën kur Shkodra u trondit nga vrasja e një cifti. Boran Berçana dhe partnerja e tij, u vranë në sytë e fëmijës me 23 plumba. Shkodra, Palermoja e re është në duart e pesë familje mafioze. Kontrolli i plazheve private është një nga burimet e të ardhurave të tyre”, vijon shkrimi./a.m./noa.al/