Transmetuar më 19-07-2018, 11:43

Besimi te drejtësia e mban një të moshuar prej 33 vitesh në shkallët e gjyqësorit. Edhe pse nuk e ka fituar të drejtën, ajo nuk dorëzohet për një betejë të nisur në vitin 1985.

64-vjeçarja Nunzia Coppola vijon betejën me spitalin e Bergamos dhe mjekët të cilët e operuan për të sjellë në jetë djalin e saj para 33 vitesh.

Dhjetë muaj pas ndërhyrjes, ajo ndjente dhimbje në bark. Fillimisht u dyshua për një tumor, por kur u krye ndërhyrja, mjekët zbuluan se në barku ne saj ishte harruar një garzë shkruan TGcom.

Në fillim ishte babai i saj që ndoqi çështjen në rrugën ligjore, e më pas, ajo vetë së bashku me djalin që sot është 33-vjeç.

“Jam menduar të tërhiqem, por këtë betejë e kam vijuar për ata persona që nuk janë avokatë si unë dhe me gjasë do pranonin ofertën për zgjidhjen e padisë. Nuk ëhstë e drejtë. Nëse gabohet, duhet falje dhe përballje për personin që gabon”, citon Corriere gruan.

Nunzia Coppola kishte refuzuar ofertën e spitalit prej 40 milionë eurosh. Gjykata e Apelit vendosi rritjen e penalitetit me 98 milionë lireta dhe siguracionin e paguar. Por, në vitin 2001 kasacioni e rrëzoi dhe tashmë çështja është sërish në gjykatë./a.m./noa.al/