Transmetuar më 19-07-2018, 11:31

Pas takimeve të mbajtura me krerët e shtetit, presidentja e Kroacisë Kolinda Grabar Kitaroviç iu drejtua me një fjalim deputetëve dhe qytetarëve shqiptarë nga Parlamenti.

Gjatë fjalës së mbajtur, ajo theksoi miqësinë e vjetër mes dy kombeve dhe bashkëjetesën paqësore.

Presidentja nuk la pa përmendur kontributin e luftëtarëve shqiptarë për mbrojtjen e Kroacisë, disa prej të cilëve kanë rënë viktima.

“Kroacia nuk e harron sakrificën e shqiptarëve, 2 vite më parë u themelua në Zagreb shoqata e artistëve. Miqësia jonë daton herët, që në kohën e Venedikut, pasi nuk ka fakte historike për konflikte midis dy vendeve. Shqiptarët janë të respektuar në Kroaci, në vendet ku ata jetojnë dhe punojnë. Shenjtorja Nënë Tereza vizitoi është Shqipëria, mik i kohëve të vështira. Pakicat janë urë e rëndësishme për përfitimin e dy kombeve”, deklaroi Kitaroviç.

Ajo theksoi se Kroacia do të mbështesë me forcë Shqipërinë drejt rrugës së integrimit.

“Shqipëria është një partner mjaft i rëndësishëm jo vetëm strategjik por edhe politik, kjo është njohur dhe nga BE. Kroacia mbështet fuqishëm rrugën e Shqipërisë drejt integrimit mnë BE dhe mirëpret të gjithë progresin e dukshëm që është bërë nga Shqipëria në përmbushjen e kritereve të kërkuara për anëtarësimin e BE”, deklaroi Kitaroviç.

Ajo kishte edhe një apel për politikën shqiptare duke ftuar palët të jenë bashkëpunuese në përmbushjen e kritereve të Bashkimit Evropian për të hedhur hapa të mëtejshëm në rrugën e anëtarësimit në union./a.m./noa.al.