Transmetuar më 19-07-2018, 11:17

Kryetari i KLSH-së Bujar Leskaj ishte sot në Kuvend për prezantimin e raportit vjetor të institucionit që ai drejton. Pas fjalës së tij, deputetët i kanë drejtuar disa pyetje lidhur me konstatimet ndaj institucioneve.

Mes atyre që morën fjalën ishte edhe ish-kryeministri Sali Berisha i cili nuk bëri pyetje, por u ndal në konstatime.

Ai tha se kreu i KLSH duhet t’i drejtohet kryeministrit Rama me fjalën “hajdut”, pasi sipas Berishës ka bërë abuzime me vlerë 1.2 miliardë euro me konçesionet.

Debatet:

Berisha: O të poshtër keni vjedhur 1.2 miliardë euro konçesione. Kjo nuk është e dhëna e imja. Ju (i drejtohet Leskajt) iu keni thënë shqiptarëve me dokumente të firmosura dhe të vulosura nga kjo mazhorancë që këta, me këtë kryehajdutin…. A ju drejtove në fjalën tuaj “o hajdutë që u keni vjedhur 1.2 miliardë euro shqiptarëve”. Lexojeni ligjin për lojërat e fatit, sa i merret Geronit dhe Olsit. E dini që këta kanë sjellë një ligj për Geronin dhe Olsin.  

(Majko ndërhyn nga vendi)

Berisha: Ti Pandeli mos fol më mirë, se ty të largojnë dhe të kthejnë prapë. Merr dhe lexo ligjin. Ligji për lojërat e fatit, tarifa për këto lojëra ulet katër herë. Geronit dhe Olsi Ramës, 80% të fitimit, nuk do iu merret më 15% i fitimit, ulet katër herë taksa e lojërave të fatit. Zoti Leskaj, duhet t’u drejtohesh me hajdut dhe kryehajdut këtyre. 

Bujar Leskaj: I nderuar dhe i dashur doktor, KLSH e ka bërë punën audituese. S’mund të kalojë vijat që ligji s’na i lejon. Ne auditojmë zbatimin e ligjit. Nëse do kaloja në atë fushë, riskoja profesionalizmin e institucionit. Mund të përfitoja disa kredite për vete, por parësore për ne janë interesat e qytetarëve, të interesave kombëtare dhe jo të kalojmë në politikë./a.m./noa.al/