Transmetuar më 19-07-2018, 11:10

Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit Bujar Leskaj ishte sot në Parlament ku ka prezantuar raportin vjetor të punës së këtij institucioni.

Leskaj theksoi gjatë fjalës së mbajtur se institucioni po punon sipas parametrave më të mirë ndërkombëtare të auditimit.

Po ashtu, performanca e institucionit ka ardhur duke u përmirësuar vit pas viti sipas Leskajt.

Duke u ndalur te shifrat e abuzimeve të konstatuara nga institucionet, Leskaj tha se shteti ka pësuar një dëm prej 825.6 milionë eurosh në vetëm një vit.

“Ligji organik konfirmoi funksionimin e auditeve dhe puna jonë është bazuar në standardet evropiane të Auditit. Është shtuar numri i auditimeve të performancës dhe sipas Gjykatave të huaja, KLSH ka standarde evropiane. KLSH ka marrë vlerësime pozitive nga Gjykata Austriake. Ndërsa pengesat në informacion kanë qenë sporadike”, tha Leskaj në Kuvend./a.m./noa.al/