Transmetuar më 19-07-2018, 10:08

FOTO: Një nga të akuzuarit mbulon kokën që mos identifikohet

Është vetëm 11 vjeçe dhe ndërsa duhet të ishte duke luajtur me kukulla, është detyruar të përballojë sulm seksual të shtatëmbëdhjetëfishtë.

Shtatëmbëdhjetë burra janë autore të përdhunimit në grup të një vajze 11 vjeçe, në qytetin Çenai, raporton Evropa e Lirë duke cituar autoritetet lokale policore në Indi.

Hetimi nxori faktin rrënqethës që bëhet dhe më drithërues pasi u zbardh se vajza e vogël është përdhunuar në grup, për disa herë me radhë që nga fillimi i këtij viti.

VIDEO: Në gjykatë tension pasi erdhën të akuzuarit e përdhunimit në grup

Nga hetimet e kryera është arritur të mësohet dhe si nisi ky akt makabër.

Fillesat janë në pallatin ku jetonte vajza, raporton noa.al duke cituar një raport të Hindustan Times.

Mirëmbajtësi 66-vjeçar i ashensorit në bllokun e apartamenteve ku banon 11-vjeçarja, e ka piketuar të voglën dhe e ka droguar.

Pas kësaj, ka ftuar burra të tjerë për ta përdhunuar. Që të gjithë, punëtorë përreth, kolegë dhe shokë të mirëmbajtësit të ashensorit.

Në total janë mbledhur plot 17 meshkuj nga 23 deri 66 vjeç që e kanë përdhunuar vogëlushen.

bnjslat

Policia thotë se ka prerë mandat-arreste për të 17 burrat që akuzohen se përdhunuan në grup dhe në mënyrë të përsëritur të miturën indiane.

Ndërsa e vogla u dërgua në spital për ndihmë të specializuar, katër nga 17 të akuzuarit e pranuan akuzën. /noa.al/

A lawyer attempts to pull the fenced window of a police vehicle carrying men accused of raping a girl inside the high court premises in Chennai, India, July 17, 2018

647f