Transmetuar më 19-07-2018, 09:26

Policia e Dibrës arrestoi një 52-vjeçar të cilit iu gjetën lëndë plasëse në magazinën e lokalit të tij.

Operacioni policor për kontrollin e lokalit të shtetasit Njazi Pilafi ishte krejt rastësor, pa pasur informacione konkrete për posedim të lëndëve plasëse.

52-vjeçari ishte konfliktuar me fqinjin e tij. Pasi u informua për konfliktin, policia mbërriti në vendngjarje dhe nisi kontrollet në pronën e 52-vjeçarit.

Në magazinën e lokalit, policia gjeti 7 copë kallëpe me lëndë plasëse (me nga 400 gram secila, gjithsej 2 kilogramë e 800 gramë).

Po ashtu u gjeten dhe sekuestruan 58 copë kapsolla detonatore, si dhe rreth 4 metër fitil zjarrpërcjellës.

Konflikti banal mund t’i kushtojë dibranit  që duhet të përballet me veprën penale “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”./a.m./noa.al/