Transmetuar më 19-07-2018, 08:51

Një automjet është djegur nga zjarri në qytetin e Elbasanit gjatë orëve të para të mëngjesit.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Qemal Stafa” rreth orës 04:20. Automjeti i djegur është një “BMW” me targë AA 099 OJ në pronësi të shtetasit me inicialet L.Ç.

Mjeti ishte i parkuar  në anë të rrugës, dhe si pasojë e flakëve mjeti është djegur pjesërisht në pjesën e motorit.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor ku nga veprimet e para hetimore dyshohet se zjarri është i qëllimshëm.

Policia vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes. /a.m./noa.al/