Transmetuar më 19-07-2018, 08:02

Policia italiane ka shkatërruar një organizatë shqiptaro-rumune e cila merrej me aktivitete të ndryshme kriminale, kryesisht me shfrytëzimin e vajzave për prostitucion.

Të paktën pesë persona janë vënë në pranga ndërkohë 14 të tjerë janë ende nën hetim.

Mediat italiane ka zbuluar të dhëna tronditëse për grupin që rekrutonte vajza edhe duke i blerë te prindërit.

Madje, në një rast, është zbuluar një përgjim ku babai i thotë trafikantit “thyeja njërin krah vajzës nëse sillet keq”.

Ndërkohë, në një tjetër përgjim, vajza dëgjohet duke i thënë të atit se “më shite me çmimin e një makine”.

Vajzat që shfrytëzoheshin ishin kryesisht nga Rumania, dhe ishin të moshës nga 20 deri në 40-vjeçe. Ato punonin në rrugë për organizata kishte edhe ambjente ku ushtrohej aktiviteti.

Lidhur me këtë çështje, policia italiane ka prangosur shtetasit Dashnor Ilmica, 31 vjeç (shqiptar), i arrestuar 14 Korrikun e shkuar në provincën e Rovigo-s, Gentian Bregu, 35 vjeç (shqiptar), Romeo Costel Iordache (rumun) 28 vjeç, Idriz Merdita (shqiptar) 28 vjeç, i dëbuar më pas nga territori italian me urdhër të autoriteteve atje. Në arrest shtëpiak është vënë italiania 33 vjeçe Pamela Balsamo e cila ishte bashkëpunëtore e grupit.

Rumuni Romeo Costel Iordache e shqiptari Gentian Bregu cilësohen nga hetuesit si “kokat” e grupit.

Kjo bandë, veç shfrytëzimit të prostitucionit merrej edhe me shpërndarje droge, grabitje, zhvatje dhe trafik klandestinësh./a.m./noa.al/