Transmetuar më 18-07-2018, 21:25

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në fshatin Zhapokikë të Tepelenës ku djali plagosi me thikë babain e tij.

Autor i krimit të rëndë sipas uniformave blu është 30-vjeçari Altion Caca, i cili është kryeplak i fshatit.

Ngjarja ka ndodhur në orën 15:00 në banesën e kryeplakut Caca pas një debati mes tij dhe babait.

Fatmirësisht i plagosuri ndodhet në spitalin e Gjirokastrës jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, disa orë pas krimit policia ka vënë në pranga djalin.

Altion Caca u prangos në akuzën e “tentativës së vrasjes në familje”.

Një javë më parë ai u ndalua nga policia pasi nuk raportoi kultivimin e disa rrënjëve kanabis në fshat, por u la i lirë me masën “detyrim paraqitje”.

Sot, ai kreu krimin e rëndë që për fat nuk u mbyll me tragjedi./a.m./noa.al/