Transmetuar më 18-07-2018, 20:17

Aurela Gaçe është një nga këngëtaret më të preferuara në tregun muzikor shqiptar.

Ajo njihet për energjinë e saj gjatë interpretimit në këngët e sah.

Për të dita e sotme është një nga më të rëndësishmet pasi motra e saj feston ditëlindjen.

Përmes një postimi në rrjete sociale ajo i ka dedikuar motrës së saj Blertës fjalë mjaft të bukura dhe plot dashuri.

“E falenderoj Zotin që të solli në jetën time si dhuratë shume të çmuar… nuk doja të bëja hartime këtu në rrjetet sociale, por sot ti ke ditëlindjen e je kaq larg me kilometra e motra s’të përqafon dot. Por dua ta dinë të gjithë se ndihem me fat që kam një motër si ty”.

“Gëzuar motra ime, pusha ime (Dikur mendoja se ishe edhe bebja ime, sepse ashtu sillesha me ty, sikur isha mami, duke të mbrojtur edhe kur s’ishte nevoja). Sot ti s’ke më nevojë për mbrojtje, sepse u rrite e punon shumë për të arritur qëllimet e tua… e mua, paçka se s’ta them shpesh, me bëhet zemra mal. Më bën të ndjej krenari.  Edhe pse je larg, dashuria ime vjen atje ku je ti me energji, jo se jam magjistare, por kështu jane motrat për njera-tjetrën… Gjithmonë aty shpirtërisht.  Edhe 100 Blerta ime,”-përfundon Aurela urimin e saj në rrjetet sociale./a.k/noa.al/