Transmetuar më 18-07-2018, 18:08
Foto ilustruese

Raporti seksual me një klient për pak mund ishte kthyer në tragjedi për një punëtore seksi shqiptare.

Pas aktit, 31-vjeçarja shqiptare emri i të cilës nuk bëhet me dije u kërcënua me jetë nga klienti i saj 35-vjeçar, një shtetas italian.

Ai i kërkonte t’i kthente paratë duke pretenduar se nuk ngeli i kënaqur nga raporti me shqiptaren.

Italiani me inicialet M.A., e kishte marrë në kamionin e tij shqiptaren ku kishin kryer marrëdhënie seksuale. Ai i kishte dhënë asaj 30 euro paradhënie.

Por, më pas, kërkoi t’i rikthente paratë ose ndryshe do ta vriste.

Në vendngjarje mbërriti policia e cila prangosi italianin dhe sekuestroi thikën që ai mbante me vete.

Ky shtetas rezulton me precedentë penalë./a.m./noa.al/