Transmetuar më 18-07-2018, 16:49

Qimet në trup për shumë persona janë bezdi e madhe. Por, heqja e tyre në disa zona të caktuara nuk këshillohet, madje mund të jetë e rrezikshme deri në fatalitet për jetën. 

E tillë është heqja e qimeve në hundë, një veprim që e bëjnë shumë persona. Ky veprim është mjaft i rrezikshëm dhe mund të shkaktojë deri edhe vdekje. 

Duket e pabesueshme por kjo mund të ndodhë pasi në atë pjesë ndodhet i ashtuquajturi “trekëndëshi i vdekjes”, një pjesë delikate e fytyrës ku kalojnë shumë vena dhe arterie. 

Ky “trekëndësh” fillon nga pjesa e sipërme e hundës deri te cepat e buzëve. 

Në momentin që shkulni qimet në hundë, ju mund të dëmtoni ndonjë venë dhe pjesa e dëmtuar bëhet e ndjeshme dhe mund të mbledhë baktere të rrezikshme për imunitetin e trupit. 

Ndaj, mendohuni mirë para se të vendosni të shkulni qimet te hunda.