Transmetuar më 18-07-2018, 15:34

Ata që merren me studimin e trupave qiellorë, asnjëherë nuk kanë për të mësuar çdo gjë në hapësirë.

Së fundmi, shkencëtarët kanë zbuluar ekzistencën e dhjetëra hënave të tjera që lëviznin rreth Jupiterit.

Gjetjet e reja tregojnë se kanë qenë 79 të tilla, shifra më e madhe e arritur në sistemin diellor.

Astronomët vëzhguan rastësisht satelitë të vegjël ndërsa kërkonin një planet të mundshëm masiv përtej plutonit të quajtur Planet X.

Ata thanë se shkëmbinjtë hapësinorë u krijuan kur tre trupa më të mëdhenj, të cilët dikur lëviznin rreth planetit, u ndanë në pjesë të vogla nga goditjet me asteroidët. /k.k/noa.al/