Transmetuar më 18-07-2018, 13:13

“Arrest me burg” është masa e sigurisë e dhënë nga Gjykata e Krujës për Hysni Ramaj, personin e akuzuar për vrasjen dhe groposjen e 34-vjeçarit Kejsi Hysa.

Trupi i pajetë u gjet këtë të shtunë, pranë varrezave në Nikël të Fushë Krujës.

Ramaj do të qëndrojë në qeli në vijim të hetimeve ndaj tij. E njëjta masë sigurie u vendos edhe për Agron Tufën, i cili është shpallur në kërkim si bashkëpunëtor në krim.

Sakaq Rama akuzohet se është takuar me viktimën ditën e ngjarjes, ku kanë debatuar lidhur me një borxh që i dyshuari i kishte Hysës.

Por mendohet se gjakrat janë nxehur, çka ka bërë që Ramaj, i cili ka në pronësi dhe një mobilieri ta ekzekutojë 34-vjeçarin.

Viktima ishte denoncuar i zhdukur nga familjarët, ndërkohë që u gjet i varrosur në varrezat e fshatit Shelqet në Nikël, pas dyshimeve për një varr pa emër.

Mendohet se Kejsi Hysa është varrosur në 5 korrik, pak pas ekzekutimit.

Nga hetimet paraprake rezulton se viktima jepte para me fajde dhe i dyshuari i kishte marrë një shumë të konsiderueshme, dhe nuk kishte arritur që t’ia shlyente.

“E vrava, përpara se të na vriste. Kërkonte 8 mijë euro, por unë nuk i kisha”, është shprehur gjatë marrjes në pyetje i dyshuari. /a.y/noa.al

I zhdukuri u gjet i vrarë dhe i groposur, varri i ri pa emër ngriti dyshime

U gjet i groposur, zbardhet vrasja e laçianit

U shpall i humbur, gjendet i ekzekutuar dhe i groposur në Fushë Krujë një person nga Laçi