Transmetuar më 16-07-2018, 18:15

Pak ditë nga transferimi i shekullit, Kristiano Ronaldo është shfaqur në ambientet stërvitore të Juventusit, ku është takuar me disa prej shokëve të ekipit.

Momentalisht, Ronaldo ndodhet në ambjentet e "Allianz Stadium", ku ka takuar shokët e skuadrës së re, dhe më pas do të dalë në konferencën për shtyp.

Një takim i përzemërt duket me qendërmbrojtësin Kielini, i cili në shumë raste e ka pësuar nga sulmuesi portugez.

Ai kaloi të kampionët e Italisë për shumën e 105 milion eurove, dhe do të përfitojë 30 milion euro në sezon.

Te Reali i Madridit, Ronaldo fitoi gjithçka, si në aspektin individual, ashtu edhe me ekipin. /k.k/noa.al/