Transmetuar më 16-07-2018, 17:29

Kombëtarja e Francës triumfoi në Botërorin “Rusi 2018” duke u shpallur për herë të dytë në histori kampione e Botës.

Djemtë e trajneri Didier Deschamp mundën në finale me rezultatin 4-2 Kroacinë.

Ky triumf është i dyti pas atij të vitit 1998 kur aso kohe, Didier Deschamp ishte protagonist në fushë si kapiten i ekipit.

Në Paris dhe qytetet franceze kjo fitore u festua gjatë nëpër rrugë nga tifozët.Ndërkohë, sot kombëtarja është kthyer në atdhe.

Mijëra mbështetës kanë dalë në rrugët e Parisit dhe i kanë pritur si heronj futbollistët dhe stafin.

Për më shumë, ndiqni festën LIVE në videon më poshtë./a.m./noa.al/