Transmetuar më 15-07-2018, 19:41

Nga Oerd Bylykbashi

Pardje pashë dy lajme. Një nga vettingu dhe një nga gjykata.

I pari thoshte se një gjyqtari të Gjykatës së Lartë i rrezikohej mandati sepse e kishin parë në prani të një personi‎ "të rrezikshëm" që media thoshte e kishte të afërm. I rrezikshëm sepse na ishte kapur me "plot" 0,4 gramë kanabis (ose zero presje katër gramë, që të kuptohet qe nuk kam shkruar gabim) e jo me 1, 2 apo 3 ton kanabis si kushërinjtë apo vëllezërit e ministrave qe ka rrotull Kryeministri.

Pashe një gjykatës së Lartë që rrinte i heshtur përpara një trupe pompoze nëpunësish administrative, qe nuk e di nëse kanë ëndërruar profesionalisht ndonjëherë të jenë pjesë e Gjykatës së Lartë e tashmë kanë në dorë fatin e gjykatësve dhe prokurorëve.‎

Lajmi i dytë fliste per Elvis Rroshi‎n, i dënuar për përdhunim në grup, i dënuar për plagosje me armë zjarri, i proceduar për vepra të tjera të rënda penale me emra të ndryshëm, që kishte kryer krimin e falsifikimit te formularit të dekriminalizimit, por që Edi Rama e mbronte në publik edhe pse ishte kriminel. Elvis Rroshi u dënua me një dënim të "tmerrshëm", vetëm 60 orë punë në komunitet edhe pse u provua që ka falsifikuar formularin shtetërore dhe për këtë dënimi shkon deri me burg.

Elvis Rroshi, bashkë me një bandë kriminelësh në Parlament, bashki e administratën e Edi Ramës, u be simbol i nevojës për ndryshim Kushtetute qe te miratohej ligji i dekriminalizimit. Sepse pa këtë ndryshim Kushtetute, Edi Rama ulëriste në Parlament se dekriminalizimi shkelte te drejtat kushtetuese te banditeve me te cilet beri paktin per te ardhur ne pushtet ne 2013.

Pashë Elvis Rroshin te dilte i qeshur e me kokën lart nga gjykata. Ne atë buzëqeshje, ai shprehte triumfin mbi drejtësinë me ndihmën e tutorit te tij politik. Rama vrau me dorën e gjykatësve te frikësuar nga vettingu nje nga armët e ligjit te dekriminalizimit: kur guxon dhe mashtron e falsifikon formularin e dekriminalizimit qe te marrësh post publik edhe kur je i denuar, shkon ne BURG! Kjo është ftese e re për kriminelet. Na ndihmoni me vota te blera, ne jua shpërblejmë me poste, ju mashtroni ne formularin e dekriminalizimit se maksimumi dy muaj pune ne komunitet do te dënoheni. ‎

Ne këtë Drejtësinë e Reformuar me mbikëqyrje nga ORMN (Ofiçina e Riparimit te Mjeteve te Ndërtimit), vettingu ka bere qe ikën gjyqtari qe ka dhënë dënime me burg për kriminelë, por ai që ka "përdhunuar në komunitet" dënohet me "punë në komunitet" pra lihet i lirë.  Fati i banditit dhe gjyqtarit bashkohen, ndahen dhe përcaktohen ne psikikën që nuk fal të Edi Rames‎. Une nuk e kam lexuar, por nuk është çudi qe gjyqtarin ta ketë përmendur me emër tek Kurbani. Fati i mire i Elvis Rroshit ishte se ne 2011 ishte shok armesh ne luftën për pushtet te Edi Rames, i cili e kishte zgjedhur me dorën e tij qe te konkurronin te dy për kryetare bashkie. Rroshi ishte kreu i hordhisë qe u përdor për të thyer bastionin demokrat të Kavajes e per ta mbajtur pushtetin ne 2015. Ndaj Elvis apo Ervin Rroshit dhe te ngjashmeve te tij qe kane kryer krime te renda i ka lindur ylli me Edi Ramen.

Fati i keq i gjyqtarit te larte ishte ‎se ne 2011 ishte anëtar i Kolegjit Zgjedhor qe urdhëroi te numëroheshin 763 votat e hedhura ne kutitë e gabuara e ku doli se Rama kishte 335 vota te tijat ndërsa Basha kishte‎ 428 vota. Rama nuk deshi qe te numëroheshin ato vota. Është njësoj sikur në momentin që Edi Rama dilte në avantazh me 10 vota, te ndërpritej numërimi i kutisë së fundit që kishte 763 vota te panumëruara ende. Ja pse gjyqtari e ka të vulosur fatin e tij në psikikën e Ramës, pavarësisht se ai gjyqtar ka dënuar deputetë të PD pse akuzonin Ramën për lidhje me krimin.

Një pyetje kam: Nëse gjyqtari do të ishte parë në shoqërinë e Elvis Rroshit, siç qëndron Rama, a do të përbënte kusht skualifikimi në sytë e këtyre nëpunësve të vetingut?‎

Po çfarë vetting thoni, ky është bandit-ing!‎

Shënim: Qëndrimet e autorit janë personale, nuk paraqesin vijën editoriale të NOA.al