Transmetuar më 15-07-2018, 15:45

Nga Mentor Kikia

Kam tërë këto kohë që, kur eci rrugëve bëj një pyetje:

Cili është qëllimi i policisë rrugore në Shqipëri?

Të rregullojë trafikun, të parandalojë aksidentet e vërë rregull në rrugët e vendit, apo thjeshtë të mbledhë para përmes gjobave?

Ditët e fundit ia mbusha mendjen vetës “top”, se misioni i policisë është të vërë gjoba. Kam bredhur nëpër botë aq sa për të arritur në përfundimin se nga mënyra se si stacionohen patrullat e policisë këtu, vetëm parandalimin e aksidenteve nuk kanë për qëllim.

Postbllok policie në rrethrrotullim që ndalon makinat për kontroll, apo postbllok mun në kthesë, sepse aty grepi kap më shumë peshq, vetëm këtu kam parë.

Makinë të fshehur pas ferrave dhe kamera në bagazh si kamer e fshehtë përgjimi, vetëm këtu kam paraë.

Apo, dy postblloqe, njëri pas tjetrit, njeri para kthesës e tjetri pas kthesës, sepse shoferat pasi kalojnë të parin e shkelin gazin, dhe fap i kap tjetri pas 500 metrash, dhe ja ku bëhen lekët.

Zotërinj drejtues të policisë!

Mund ta keni porosi që të bëni sa më shumë para, por mos e fëlliqni këtë uniformë, për të cilën duhet të kemi respekt të gjithë dhe duhet ti bindemi të gjithë në zbatim të ligjit.

Por jo në zbatim të qëllimin për të vjelur gjoba.

Qëndrimet e autorit janë personale, nuk paraqesin vijën editoriale të NOA.al