Transmetuar më 11-07-2018, 22:38

Francë-Kroaci, është finalja e Botërorit “Rusi 2018”.

Kroacia ka arritur të sigurojë finalen në ndeshjen e luajtur mbrëmjen e sotme përballë Anglisë.

Kroacia arriti të fitojë në kohën shtesë, duke e çuar rezultatin e përgjithshëm, 2-1.

Koha e rregullt përfundoi në barazim 1-1.

Të parët që kaluan në avantazh ishin anglezët me anë të Trippier në minutën e 5’.

Me këtë rezultat u mbyll dhe pjesa e parë e takimit. Goli i barazimit për kroatët ka ardhur nga Perisic në minutën e 68’.

Goli historik dhe i fitores u shënua në kohën shtesë nga Mandzukic në minutën e 109’.

Kroacia do të luajë në finale kundër Francës të dielën më 15 korrik, ndërsa Anglia ka të shtunën do të luajë kundër Belgjikës për vendin e tretë./a.k/noa.al/