Transmetuar më 11-07-2018, 21:26

Një modele Instagrami ka shpëtuar për mrekulli pasi u sulmua nga një peshkaqen ndërsa notonte në Bahamas.

Katarina Zarutski tha se kishte dëgjuar nga vendasit se notimi me peshkaqenë mund të ishte një përvojë e këndshme kështu ndaj kur pa një grup prej tyre në bregun e ishullit Staniel Cay, u hodh drejt në ujë.

Ajo që supozohej të ishte një aventurë e paharrueshme shpejt u kthye në rrezik për 19 vjeçaren kur një nga peshkaqenët e kapi nga krahu dhe e tërhoqi nën ujë.

"Ai kishte dorën time në gojën e tij dhe unë mund të ndieja që dhëmbët e tij u fundosën në krahun tim", tha ajo në NBC News në një intervistë të hënën.

Zarutski ishte në pushime me familjen e të dashurit kur u sulmua. Ajo tha se babai i të dashurit të saj e kapi momentin e tmerrshëm në kamera.

Për fat të mirë modelja arriti që ti shpëtojë peshkaqenit dhe doli nga uji. Ajo u dërgua në spital ku mjekoi edhe plagën.