Transmetuar më 11-07-2018, 20:37

Tre muaj më parë këngëtari i njohur, Flori Nazifi u bë baba për herë të parë.

Ai dhe bashkëshortja e tij, u bënë prindër të një vajzes, së cilës ia vunë emrin Abigail.

Sot pas tre muajsh, Flori ka ndarë me miqtë në rrjetet sociale, fotografitë e “princeshës” së tij.

Krahas fotografive, ai ka bërë edhe një dedikim për të voglën e tij e cila para tre muajsh erdhi në jetë.

“Sa shpejt kalojnë ditët. Abigail, dhurata me e çmuar e familjes tonë. Sot bëri 3 muaj.  Edhe 100 të behesh bukulosja jonë”, shkruan Flori në postimin e tij.

Urime të shumta ka marrë edhe nga ndjekësit në rrjetet sociale./a.k/noa.al/