Transmetuar më 11-07-2018, 20:13

Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen e një shqiptari ka ndodhur në Itali.

Një aksident i rëndë i ka marrë jetën një të riu shqiptar në mënyrë tragjike në Itali.

24-vjeçari, Besar Mislyni, humbi jetën pas aksidentit që ndodhi disa ditë më parë, por u raportua nga mediat italiane, gjatë ditës së sotme.

I riu po ngiste një makinë Ford Fiesta kur doli nga rruga dhe u përplas me një pemë në zonën e quajtur Montefalcone.

Edhe pse Mislyni u dërgua me urgjencë me helikopter në spital nuk mundi t’i mbijetonte plagëve./a.k/noa.al/