Transmetuar më 11-07-2018, 18:55

Një plazh në Menorca të Spanjës është përfshirë nga era e fuqishme.

Pamjet tregojnë çadrat që fluturojnë në ajër, të cilat u kthyen në një rrezik edhe për pushuesit.

Plazhistët e pranishëm thanë se është mrekulli që askush nuk u lëndua në këtë “tornado” të vogël.

Pamjet tregojnë pushuesit që bërtasin dhe ikin në drejtime të ndryshme në përpjekje për shpëtim.

Meteorologët raportojnë se era e fuqishme ka zgjatur rreth një minutë, ndërsa pajisjet e ndryshme në plazh janë ngritur deri në 15 metra lartësi. /k.k/noa.al/