Transmetuar më 11-07-2018, 17:27

NATO ka vlerësuar Shqipërinë për kontributin e saj në aleancë.

Kështu shkruan Kryeministri Rama në facebook, i cili ndodhet në Bruksel në samitin e NATO-s.

Gjatë qëndrimit atje, kreu i qeverisë ka pasur edhe një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Aleancës, Jens Stoltenberg.

“Shqipëria vlerësohet shumë pozitivisht për kontributin e saj në programin e Aleancës; rritjen e buxhetit të mbrojtjes; pjesëmarrjen me 13% të trupave të veta në frontet e përbashkëta; qasjen aktive kundër terrorizmit dhe ektremizmit të dhunshëm”, shkruan Rama në rrjetin social.

Kryeministri nënvizon se “duke vlerësuar lart marrëveshjen e arritur mes Athinës e Shkupit, Shqipëria mbështet nisjen e procedurave për anëtarësimin sa më parë në NATO të Republikës së Maqedonisë së Veriut”. /k.k/noa.al/