Transmetuar më 11-07-2018, 16:41

Deputeti demokrat Edi Paloka, reagoi ditën e sotme lidhur me mbledhjen e Komisionit të Ligjeve, ku kryeprokurorja Arta Marku raportoi lidhur me punën e organit të akuzës gjatë vitit 2017.

Duke folur për mediat, ai tha se pas gjithë skandaleve të qeverisë, Kryeministrit dhe ministrave, seanca e sotme me “të ashtuquajturën” prokurore të përgjithshme përkohshme kishte rëndësi të madhe.

Ai tha se për këtë arsye deputetët e opozitës ishim të gjithë të pranishëm, “pasi shpresonim që zonja PPP (prokurore e përgjithshme përkohshme) do u jepte përgjigje disa çështjeve më të rëndësishme, skandaleve që kanë plasur”.

Por Paloka tha se asnjë prej deputetëve nuk mori përgjigje, duke ironizuar se nga sot Arta Marku mund të quhet “zonja nuk di”.

“Ajo ka vajtur aty dhe zbaton vetëm porositë që i jep partia. Fakti që Ulsiu (Ulsi Manja) i cili dihet se ka një lidhje më të ngushtë me zonjën, duke parë që zonja ishte në vështirësi, bëri një akt të përsëritur, duke kërkuar ti mbyllë gojën opozitës dhe njëherë, mbylli në mënyrë krejtësisht të parregullt komisionin, ndërkohë që ishte në kulmin e pyetjeve të opozitës”, u shpreh Paloka.

Ai tha se këtë gjë e bën dhe Gramoz Ruçi në seancat e parlamentit, por nënvizoi se drejtuesi i mbledhjes Ulsi Manja, mbylli në mënyrë arbitrare punimet e komisionit.

Në këtë linjë Paloka deklaroi se nuk janë bërë ende pyetje për qëndrimet e prokurores, duke thënë se seanca nuk është mbyllur.

“Arta Marku që është vënë atyre në shkelje të Kushtetutës, por edhe të gjithë këta do të japin llogari para një drejtësie të vërtetë”, tha në mbyllje Edi Paloka. /a.y/noa.al

Hetimet për vëllanë e Xhafaj, Marku: Nuk ndërhyj! Prokurori, përgjegjësi për çështjen

Arta Marku raporton para deputetëve: Nën hetim disa grupe kriminale