Transmetuar më 11-07-2018, 16:26

Ai punon prej shumë vitesh në media, ka një emision të tijin dhe ka vënë emër, ndërsa ajo ndonëse e re në moshë dhe jo prej shumë kohësh në ekran, ka spikatur për shkak të natyrës së lirshme të prezantimit.

Bëhet fjalë për Dojna Memën, moderatoren e emisionit rinor “Pop Culture”, e cila ka djalin e xhaxhait moderator në Top Channel.

Ajo dhe Marin Mema, prezantuesi i emisionit “Gjurmë shqiptare”, janë kushërinj.

Këtë gjë e ka zbuluar vetë Dojna, teksa e kanë pyetur në rrjetet sociale nëse e ka gjë Marinin, për shkak se të dy e kanë origjinën nga Kolonja.

Moderatorja ka shkruar një përgjigje fare të shkurtër në Instastory.

“Çun xhaje”, ka shkruar Dojna, duke zbuluar kësisoj atë që nuk kemi ditur. /a.y/noa.al